Ulqini pa organizim të Vitit të Ri

Ulqini pa organizim të Vitit të Ri

0

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, tha se ky institucion nuk ka mjete financiare për të organizuar pritjen e Vitit të Ri dhe se të ardhurat që disponojnë do të drejtohen për prioritete të tjera. Sipas Gjekës, në OT për vitin tjetër po planifikojnë “diçka reale”, ndërsa për këtë është vetëm dekorimi i qytetit. “Shpresoj se qytetarët do të kenë mirëkuptim për këtë vit dhe besoj se vitin tjetër do të  jemi në gjendje të planifikojmë një lloj organizimi”, tha Gjeka për Infobiro.

Please follow and like us: