Ulqini – nikoqir I Turneut  mbarëkombëtar të futbollit  për femijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kështu u ra dakort në takimin që kryetari I Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij  patën me udhëheqësin  e  Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës Avni Cuni , përfaqësuesin nga Tetova dhe mysafirë të tjerë.Me insistimin e Kryetarit Nrekiq u la që ky aktivitet I rëndësishëm sportive të organizohet  në kuadër  të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit. Turneu do të tubojë  75 fëmijë nga Ulqini , Durrësi, Tetova , Peja dhe Bujanoci  që do të akomodohen tek bashkëmoshatarët  e tyre ulqinak. Në takim  u vlerësua bashkëpunimi  që Komuna jonë ka  me Qendrën Kulturore  të Fëmijëve Durrës  në fushën e aktiviteteve  artistike, kulturore , sportive  dhe  shkencore.Kryetari I Ulqinit edhe me këtë rast përsëriti qëndrimin që komuna edhe përkundrejtë  vështirësive  financiare ka përkrahur dhe do të  përkrahë  aktivitetet kulturore dhe sportive .Ai tha se  do të insistojmë që mjetet buxhetore për këto nevoja të jenë më të mëdha në vitin 2019. Mysafirët i shprehën falenderime  kryetarit për pritjen  e ngrohtë dhe përkrahjen që I dha këtij aktiviteti tradicional.

Share.