Ulqini  nikoqir i aktiviteteve ndërkombëtare sportive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për nder të Ditës së Ulqinit janë duke u përgatitur  një  sërë aktivitetesh sportive të nivelit ndërkombëtar. Ska dyshim që aktiviteti më i rëndësishëm do të jetë Dejvis kup që do të tubojë  tenisierë të nivelit botërorë e që do të zhvillohet nga data 2- 8 prill.Pikërisht për atë se si janë duke shkuar përgatitjet per këtë  aktivitet u bë fjalë në takimin e inicuar nga kryetari Nazif Cungu e ku ishin ftuar  të gjithë subjektet që direkt apo indirekt mund te japin ndihmesën e tyre .  Për kryetarin Cungu të gjithë këta aktivitete do të jenë në shërbim edhe të ofertes turistike, pasi gjate ditëve te fillimprillit  ka paralajmerime  per ardhjen  e një numri të madh të mysafirëve. Kryetari i Lidhjes së tenisit të Malit të Zi, Dimitrije Rashoviq, organizimin e  një aktiviteti të këtyre pëmasave siç është Dejvis kup e cilësoi krenari për Malin e Zi ,Ulqinin,  e në veçanti për klubin e  tenisit Belvi si nikoqir. Ai edhe me këtë rast nënvizoi se ky klub , jo pa qëllim është zgjedhur nikoqir,pasi me punën e deritanishme ka  dëshmuar se me sukses të plotë  mund  të organizojë aktivitete sportive të nivelit të lartë botëror. Të gjithë të pranishmit  e takimit shprehën gadishmëri për marrjen e obligimeve  me qëllim që cdo gjë të jetë gati për fillimin e  këtij aktiviteti që përvec sportistëve do të tuboje, adhurues të sportit, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të shumtë.

 

 

Share.