Ulqini mirëpret ndeshjen miqësore të futbollit për femra. Shkodranet fitojnë 1-0

0

Ditën e djeshme në terrenet sportive “Caushević”  në Ulqin , u zhvillua  ndeshja miqësore në futboll për femra  në mes klubeve K.F Vllaznia nga Shqipëria  dhe K.F Mitrovica nga Kosova  . Ndeshja perfundoi me rezultat 1-0 per ekipin nga Shkodra . Takimi u zhvillua në kuadër të parapërgaditjeve dimërore për klube të ndryshme të rajonit dhe atyre të vendit, të cilët këto ditë po qëndrojnë në qytetin tonë.

Share.