Ulqini i dyti në Mal të Zi për dënimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspeksioni turistik, për shkak të mosrespektimit të masave të Trupit koordinues nacional, ka shqiptuar 141 padi për kundërvajtje në shumë të përgjithshme prej 153 mijë e 250 euro dhe ka dorëzuar 14 kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje, ka kumtuar inspektorja kryesore turistike, Svetllana Shlivançanin. Theksohet se masat më së tepërmi janë shkelur në Podgoricë, Ulqin, Budvë dhe Hrceg Novi, kurse në pjesën veriore të vendit, masat më së tepërmi nuk janë respektuar në Beranë dhe Bjello Pole.  . Kur është fjala për paraqitjen e masave për kundërvajtje, ajo ka theksuar se këto kërkesa, kryesisht, kanë të bëjnë me subjektet të cilat disa herë me radhë nuk i kanë respektuar rekomandimet e inspektorëve.

Share.