Ulqini e përkujton piktorin Gjelosh Gjokaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në Bibliotekën e Qytetit organizojë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokaj. Në praninë e familjarëve, shokëve, miqve dhe dashamirësve u fol mbi jetën dhe veprat e akademikut me famë ndërkombëtare.

Piktori Gjelosh Gjokaj është Anëtar Nderi dhe laureat i Shpërblimit Vjetor të shoqatës ës artsitëve dhe intelektualve Art Club, për arritjet e tija foli piktori Qazim Muja.

Gjelosh Gjokaj ndërroj jetë në moshën 83 vjeçare në Gjermani ku jetonte me familjen e tij. Në mesin e pranishmëve në Orën përkujtimore ishte dhe vellaj i të ndjerit, Tomë Gjokaj i cili ishte i lumtur që Art Clubi organizoj këtë tubim.

Gjelosh Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh, lokalitet i Tuzit në Mal të Zi. Në Beograd kreu Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit. Diplomohet më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë. Që prej 1983 jeton në Augsburg, Gjermani. Pas vetes ka lënë shumë vepra dhe çmime.

Share.