Ulqinakët dhurojnë spektakël në sallën e sportit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para qindra tifozë, klubi i basketbollit “Ulqini” ka luajtur ndeshjen e pestë kundër ekipit “Teodo” nga Tivati. Pas një ndeshje të fortëulqinakët arritën të triumfojnë me rezultatin 81:80 dhe kështu shënojnë fitoren e pestë. Edhe gjatë kësaj ndeshje amerikani Kejsi Shaferd i cili renditet në 5 lojtarët më të mirë të Ligës së parë arriti të dallohet nga lojtarët tjerë.

Kjo ndeshje përveç se ishte e rëndësishme për klubin e Ulqinit, kishte dhe karakter humanitar. Të hollat të cilat janë fituar nga biletat do të shkojnë për një familje në nevojë në qytetin tonë. Shuma e mbledhur është 149.00 euro.

Share.