Ulqin : Viti 2016, vit rekord i kurorëzimit të çifteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të lidhësh kurorë me njeriun e zemrës, është ëndrra e çdo njeriu. Çiftet zgjedhin data dhe vende domëthënëse për ta.Stina e verës mbetet stina më e pëlqyer. Në Komunën e Ulqinit viti 2016  mund të quhet si viti rekord i çifteve të cilët kanë lidhur kurorë.  Nga Janari e deri në fund të muajit gusht kemi plot 92 çifte të kurorëzuar, kështu deklaron për Televizionin Teuta Sekretaria për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore Gjina Daboviq.

Edhe pse muaji gusht u veçua nga të tjerët, edhe muaji shtator nuk mbetet mbrapa, 15 çifte zgjodhën pikërisht këte muaj për të lidhur jetën e tyre së bashku. E ndërsa sa i përket Komunës se Ulqinit sekretaria Daboviq tha se salla është e rikonstruktuar plotësisht, si dhe gjithashtu çiftet mund të lidhin kurorë edhe në ambientet ku ata preferojnë jashtë sallës së Komunës.

Bregdeti i Ulqinit është zgjedhja e shumë çifteve jo vetëm të komunës së Ulqinit por edhe të komunave të tjera nga Mali i Zi. Ka plotë çifte të cilët zgjedhin qe të jetë pikërisht qyteti i Ulqinit qyteti i kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Dashuria nuk njeh kufi, çka do të thotë se kemi çifte me kombësi të ndryshme të cilët vendosin të kalojnë jetën së bashku. Sekretarja Daboviq tha se nuk janë të rralla, edhe pse i mendojmë si të tilla.

A është martesa thjesht një bashkim ligjor? Këtë e dimë të gjithë që jo. Martesa është e shenjtë dhe si e tillë edhe Ulqini i bekon me dashuri.

Share.