Ulqin: Sekuestrohen 50kg drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia kufitare mbrëmë në një automjet me targa të Shqipërisë ka gjetur disa çanta në të cilat gjendeshin rreth 50kg drogë të tipit kanabis sativa, njoftohet nga Drejtoria e Policisë.

Automjeti në fjalë u tentua të ndalohet nga policia në Krythë, por shoferi nuk ndali dhe vazhdoi në rrugën për Tivar. Pas ndjekjes nga policia ai e braktisi automjetin dhe u largua në drejtim të paditur kurse droga u gjet në sediljen e pasme. Për këtë rast u njoftuan edhe degët e policisë në Tivar dhe Ulqin, ku kjo e fundit arriti edhe të ndalojë të dyshuarin. Bëhet fjalë për shtetasin e Shqipërisë me vendbanim në Shkodër N.S. 37, vjeç, i cili dyshohet të jetë shoferi i automjetit që transportonte drogën.

 

Share.