Ulqin: Gjendja deri tani nuk është shqetësuese, organet kompetente në gatishmëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Komunën e Ulqinin gjendja deri tani nuk është shqetësuese sa u përket pëmbytjeve, edhe pse niveli i lumit Buna është rritur mjaft. Meteorologët kanë paralajmëruar reshje intenzive gjatë orëve të natës,  prandaj rreziku është akoma prezent.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, për televizionin Teuta tha se për momentin janë duke monitoruar situatën dhe se organet komptetente do të jenë në  gatishmëri të marrin masat e duhura në rast nevoje. Reshje të dendura parashikohen edhe gjatë ditës së nesërme dhe sidomos në orët e natës, çka e bën situatën edhe më të paparishikuar.

Share.