Ullishtarët dyshojnë se zjarri në Bashbylyk nuk ishte aksident. Presin reagimin e organeve kompetente

0

Në lidhje me fillimet e ndërtimit në ullishten e Bashbylykut të parët që kanë reaguar kanë qenë nga shoqata e ulishtarëve “Valdanosi” , të cilët për këtë kanë njoftuar edhe organet kompetente. Antarët e kësaj shoqate dhe familje të tjera kanë qenë ata që kanë pësuar edhe dëmet më të mëdhaja nga zjarri që goditit këtë zonë vitin e kaluar. Kryetari i kësaj shoqate, Arben Elezaga, tha për TV Teuta se që prej vitit të kaluar kanë pasur dyshime se zjarri nuk ishte vetëm aksident por ekzistonin edhe qëllime të caktuara, çka sipas tij po dëshmohet edhe me tentativat për të ndërtuar objekte në këtë zonë. Ai shprehu besimin se organet kompetente që janë të njoftuara për këtë do të ndërmarrin masat e duhura. Në lidhje me kompensimin e për dëmet nga zjarri, që u ishte premtuar nga ministrja pa portfelj, Marija Vupinoviq, Elezaga njoftoi se deri tani asnjë familje nuk ka marrë asnjë cent dëmshpërblim.

Share.