Ulet vdekshmëria nga sëmundja e kancerit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi, sipas raporteve të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është ndër vendet kryesore në rajon në luftën kundër kancerit, njoftohet nga Ministria e shëndetësisë . Në sajë të përpjekjeve të sistemit shëndetësor të Malit të Zi është në rënie të dukshme  vdekshmëria nga kanceri.

“Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se në Mal të Zi për 11% ka rënë vdekje nga kanceri në nivel vjetor, duke e bërë atë një nga vendet më të suksesshme të Evropës.”

Hulumtimet kanë treguar se vendet që kanë futur kufizime në trajtimin e pacientëve me kancer dhe kujdesin e tyre të përgjithshëm shëndetësor,  si Serbia dhe Maqedonia, kanë treguar një rritje në normat e vdekshmërisë nga sëmundjet malinje. Nga Ministria thuhet  se në Mal të Zi çdo vit nga kanceri diagnostifikohen mesatarisht  rreth 2.000 persona.

Share.