“Ulcinj Art Exhibition”- 10 artistë nga Ulqini shembull i bashkëveprimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të premten në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin u mbajt ekspozita “Ulcinj Art Exhibition”, në të cilën u prezantuan punimet e artistëve nga Ulqini. Ata përveç që prezantuan punimet e veta, treguan edhe një shembull të mirë të bashkëpunimit i cili duhet të jetë model jo vetëm në fushën e artit.

Arti konceptual dhe ai tradicional vijnë përmes një ekspozite kolektive, e cila ofron një itinerar ekspozues që zbukuroi ambientet e Galerisë. Artistët përmes pikturave, artit grafik dhe fotografive kane prezantuar punimet e tyre të udhëhequra nga inspirimi, vizioni dhe  ambienti, të paraqitura përmes ngjyrave të frymëzuara në momentin e duhur.

Artistët e Ulqinit, janë bagazhë I pasur I kulturës së kësaj komune, të cilët veprimtaritë e veta I kanë shpalosur në shumë ekspozita, si në vend, ashtu edhe në ekspozita ndërkombëtare. Cilësia e punimeve të tyre artistike është  vlerësuar shumë nga kritikë të artit vendas dhe ndërkombëtarë, dhe shquhen me punimet e tyre në çdo aktivitet kulturor dhe artistik. Ajo që I bën edhe më të respektuar është gërshetimi I artistëve me përvojë dhe artistëve të rinj, të cilët profesionalisht mbështeten dhe krijojnë një shembull të mire të veprimit.

Në këtë ekspozitë punimet e tyre i kanë prezantuar 14 artistë nga Ulqini: Allmi Suka, Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Emina Nimanbegu, Edin Kapllani, Izabella Makoviq, Jetmira Hoxha, Jozo Kocoviq, Mersiha Resulbegu Mavriq, Naser Hasa, Vahida Hasanaga Nimanbegu, Valona Cakuli. Poashtu ne ekspozitë ishin të vendosura edhe punimet e piktorëve të ndjerë Gjergj Noc Martini dhe Rudi Goga.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 8 mars.

Share.