Ujkashi: Numër i konsiderueshëm i të interesuarve për regjistrim në klasë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Regjistrimi në klasë të parë të shkollës fillore ka filluarme datë 1 prill dhe do të zgjasë deri më 20 maj. Për regjistrimin e nxënësve nevojiten: çertifikata e lindjes, raporti i pediatrit dhe raporti i psikologes klinike. Regjistrimi mund të bëhet online, por edhe në shkollën përzgjedhëse. Fëmijët i nënshtrohen testimit,  i cili përmbahet nga njohja e numrave, ngjyrave, recitim sipas përzgjedhjes dhe njohja dhe përshtatja e figurave, thotë Hysen Ujkashi, pedagog i shkollës fillore “Marshalli Tito”. Ujkashi thotë që gjërë më tani ka numër të konsiderueshëm të të interesuarve për në klasë të parë. Ai këshillon të gjithë prindërit që fëmijët ti regjistrojnë fillimisht në institucione parashkollore, sepse ashtu ato marrin njohuritë bazë, por edhe përgaditen për vazhdimin e shkollimit, kurse për fëmijët sygjeron që të jenë vetvetja dhe mos të kenë frikë nga ballafaqimi me pedagog dhe psikolog.

Share.