Uji nuk mund të përdoret për pije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizime” është njoftuar që edhe disa ditë do të pritet për rezultatet e analizës së cilësisë së ujit nga sistemi i ujësjellësit të qytetit, i cili akoma nuk është i rregullt për konsum.
“Situata vazhdon të jetë e njëjtë,sipas analizave që ka bërë Instituti për Shëndetësi Publike del që uji akoma nuk mund të përdoret për pije” deklaroi për televizionin Teuta drejtori I Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe kanalizime”Fehim Avdiu.

Sipas fjalëve të drejtorit të kësaj ndërmarrje, ky problem nuk është shfaqur asnjëherë më parë, dhe se shkaku mund të jetë vera e thatë e cila solli shterjen e burimeve.

Rikujtojmë që Inspektorët lëshuan urdhër ndalimi të konsumimit të ujit për shkak të nivelit të lartë të manganit tash gati një muaj.

Share.