Uji në plazhe i cilësisë së lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas analizave të fundit uji në plazhet e bregdetit të Malit të Zi është i cilësisë së lart dhe i sigurtë për larje.

Prej Ulqinit në Herceg Novi janë analizuar  91 plazhe dhe ka rezultuar se në 89 prej tyre është i kategorisë K1 kurse në 2 i kategorisë K2. Në Ulqin nga 14 plazhet e analizuara , në 13 prej tyre uji është i kategorisë më të lartë. Analizat janë kryer nga data 18 deri me 20 korrik.

Share.