Ujësjellësi: Prej të mërkurën në ora 17.00 deri të enjten ora 17.00 Ulqini do të ketë ndërprerje të ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ndërmarrja “Ujësjsellës-Kanalizime” kanë njoftuar se për shkak të punimeve në tubacionet e ujësjellësit në Zogaj, Ulqini nuk do të ketë ujë për 24 orë.

Ndërprerja e ujit do të zgjas prej të mërkurës në ora 17.00 e deri të enjten po në ora 17.00. Nga kjo ndërmarrje kanë sugjeruar që pas normalizimit të furnizimit , për shkak të ndotjes, uji të mos përdoret pa u zier të paktën dy ditët në vijim.

Share.