UEFA inspekton stadiumin e Shkodrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy specialistë të UEFA-s kanë inspektuar punimet në stadiumin e Shkodrës ne Shqiperi,ku dhe kanë lënë detyra për tu plotësuar në ditët në vijim.

Sipas lajmit të publikuar në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, dy specialistët Tim Bagner dhe Fernand Meese kanë parë me imtësi ecurinë e punimeve. Ata shoqëroheshin nga specialistë dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm të FSHF-së, si dhe drejtues të klubit Vllaznia.I pranishëm ka qënë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj.

“Pasi janë njohur nga afër me të gjitha zhvillimet në impiant, ata kanë lënë edhe detyra të cilat do të plotësohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Share.