UDSH URON DITEN E MESUESIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve,  Mehmed Zenka, i uron të gjithë mësimdhënësit, e në veçanti veteranët e arsimit që me vite me radhë kanë dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe. Ne këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh qe keni dhënë e po jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare dhe si një ditë kur të gjithë kujtojnë mësuesit e parë dhe shkronjat e para shqipe.

Dita e Mësuesit është simbolika e përpjekjeve të vazhdueshme plot sakrifica për ta pasur atë që na takon dhe për ta ruajtur përjetësisht shkollën shqipe, e cila pati një rrugëtim të vështirë dhe të gjatë.
Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit duke Ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.

Share.