UDSH: URIME FESTEN E PASHKEVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë. Uroj që në zemrat tuaja të ndodhë ringjallja e zemërgjerësisë dhe tolerancës, në shpirtin tuaj dashuria dhe respekti ndaj shoqi shoqit, në mendjen tuaj e mira dhe e drejta .

Uroj qe gjithmonë jeta e juaj të jetë e mbushur me gëzime, dhe e shndritur me dritë të njerëzisë dhe fatin e lumturisë.

Me shëndet dhe zemër të mirë Pashkët.

Shërbimi informativ  të UDSH-së

Share.