Udhëheqësit komunal takohen me drejtorat e shkollave fillore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, kryetari i komunës Nazif  Cungu dhe kryetari i kuvendit Loro Nrekiqi  u takuan me drejtorët e shkollave fillore. Aty  krahas   njoftimit  që komuna do të sigurojë kompletet për nxënësit e klasave të para u prekën dhe  një sërë cështjesh të tjera që përcjellin  arsimin.

Drejtorët përshëndetën  nismën e inicuar nga komuna dhe sipas evidencës së ofruar  nga ana e tyre , komuna këtë  vit  të ri shkollor do të sigurojë  mbi 250 komplete për nxënësit e klasave të para. U la  që së shpejti të inicohen takimet me secilët prej drejtorëve veçmas, si dhe të përbashkëta, ku sejcili drejtor në mënyrë precize do të  prezantojë  nevojat që paraqiten nëpër shkollat  e tyre.

Kryetari Cungu  ofroi si ndihmë  kyçjen  e Agjencisë për ndërtim dhe zhvillim të qytetit tonë , në hartimin e eleborateve projektuese dhe u shpreh i gatshëm që edhe komuna të ndihmoje  brenda mundësive të saja ,krahas  ndihmës që do të ofrojë dhe  që do të kërkohet nga Ministria e arsimit.  Kryetari Cungu, paralajmëroi një takim të ngjashëm edhe me drejtorat e shkollave të mesme.

Share.