U zhvillua konferenca shkencore “Sot veprojmë-ruajmë të kaluarën dhe zhvillojmë të ardhmen”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, ditën e shtunë u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Sot veprojmë-ruajmë të kaluarën dhe zhvillojmë të ardhmen. Në konferencë , shkencëtarë nga vendi dhe rajoni , mbajtën ligjërata mbi temën në fjalë, me fokus të veçantë në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Organizatori i këtij manifestimi Vaid Nikaj, tha për televizionin Teuta se qëllimi i kësaj konference është edukimi mbi ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, e cila për Ulqinin ka një rëndësi të veçantë. Kjo konferencë u organizua me mbështetjen e Fondit për promovimin e të drejtave të popujve pakicë.

Share.