U shënua 15-vjetori i themelimit të klubit të taekwondo-së „Ulqini“

0

Të dielen mbrëma, në Qendër për Kulturë në Ulqin, u mbajt 15-vjetori i themelimit të klubit të taekwondo-së “Ulqini”. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët e këtij sporti. Për nder të 15-vjetorit të krijimit të klubit erdhën mysafirë edhe nga vendet e rajonit, si nga Kosova, Shqipëria dhe Bosna e Hercegovina.

Në këtë mbremje ishte prezent edhe Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, Mehmet Zenka, si dhe Sekretari i Taekwondo malazeze, Radomir Nasliq, i cili mbajti edhe fjalimin e rastit .

Nuk mungoi as demonstrimi i këtij arti marcijal nga vetë nxenësit e këtij klubi, dhe ishte një kënaqësi në vete mënyra se si këta të rinj dhe të reja e kanë zotëruar me aftësi mahnitëse këtë sport të karakterizuar nga teknika tërheqëse dhe shpejtesia. Në shikim të parë të jep ndjenjen e dhunës , por nuk ka fare të bejë me atë, pasi ky sport është një disiplinë që tregon mënyra për të forcuar frymën dhe energjinë tonë të jeës, duke trajnuar trupin dhe mendjen.

Share.