U prezantua Agrobuxheti për vitin 2017

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në restoranin Lamiga në Katërkollë u mbajt prezantimi i Agrobuxhetit për vitin 2017 dhe programit IPARD LIKE , ku përfaqsuesit e Drejtorisë për bujqësi dhe zyrtarët e pushtetit lokal  , para bujqëve dhe blegtorëve të interesuar prezantuan  kushtet për tërheqjen e mjeteve të këtij buxheti. Në takim bujqit paraqitën edhe problemet e tyre me të cilët ata përballen çdo ditë, siç janë mos grumbullimi i qumështit, vështirësitë në hedhjen e prodhimeve në treg, konkurenca e padrejtë, e mjaf tët tjera. Drejtoresha e drejtorisë për bujqësi dhe peshkim Danijella Stolica, tha për televizionin Teuta se shpreson që realizimi i këtij buxheti në komunën e Ulqinit do të jetë i plotë, çka do të ishte në favor të vetë bujqëve.

Në lidhje me problemet me rë cilët përballen bujqit dhe blegtorët, ajo tha se ato janë të shumtë dhe karakteristikë e përgjithshme, por që mungesa e tregut nuk mund të konsiderohet e tillë, duke pasur parasysh sasinë e ushqimit që importon Mali i Zi.

Këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha, shprehu kënaqësinë që Agrobuxheti këtë vit është më i lartë , si dhe për faktin që janë marrë parasysh sugjerimet e tyre për zbutjen e kritereve. Në lidhje me problemet kryesore të bujqëve, Rexha thotë se ato tashmë janë të njohura, pasi po përsërtien prej viti në vit.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu cilësoi se pjesmarrja  masive në këtë prezantim tregon interesimin e bujqëve për buxhetin bujqësor të këtij viti, dhe i ftoi ato që të konkurojnë për këto mjete. Ai shprehu mendimin se prodhimet organike mund të jenë alternativë e mirë, por është diskutabile se sa janë të interesuar bujqit për një gjë të tillë, pasi kriteret për prodhimet e till janë shumë strikte.

Share.