U përurua “Hana” libri i shkrimtarit Asllan Bisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambientet e atelier Gazi në praninë e familjarëve, miqve dhe ashuruesve të fjalës së shkruar u bë përurimi i librit “Hana” të autorit Asllan Bisha. Romani më i fundit i shkrimtarit vendas trajton temën e dashurisë së ndaluar në mes të ulqinakut Dafi dhe kroates Hana të cilët gjatë jetë së tyre hasin në vështirësi, por dashuria për to është mbi të gjitha. Autori Bisha çdo herë në librat e tij sjellë realitetin në të cilin jetojmë dhe ngjarjet të cilat na rrethojnë. Përmes librave të shkrimtarit Bisha lexuesit kanë mundësi të njihen me vendin dhe kulturën e vet. Autori e shtjellon mjeshtërisht temën, e cila është aktuale si në vendin tonë, por edhe më gjërë jep mesazhin që duhet të jetohet në harmoni dhe problemet etnike, fetare etj duhet të tejkalohen.

Romani “Hana” është libri i 20-të (përfshirë edhe ribotimet) i shkrimtarit Asllan Bisha, i cili shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.

Share.