U mbajt tryeza e rrumbullakët me temë ; “Arti i përkthimit – sfidat e përkthyesit bashkëkohor”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Biblotekën e qytetit Ulqin në kuadër të aktiviteteve të shënimit të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, u organizua tryezë e rrumbullakët me temë : “Arti i përkthimit – sfidat e përkthyesit bashkëkohor”. Të pranishëm në këtë tryezë ishin krijues vendas, përkthyes, e botues, të cilët diskutuan mbi rregullat e përkthimit, mbi sfidat e saja dhe problemet që hasen tek veprat e përkthyera, ne veçanti tek ato letrare. Të gjithë të pranishmit e përshëndetën shumë realizimin e një tryeze të tillë, ku iniciatore dhe ideatore të mbrëmjes ishin Ardita Rama, njëherit udhëheqëse e Biblotekës dhe Adriana Hoxha studiuese e letërsisë. Gjatë diskutimit u shpalosen një sërë mendimesh, krahasimesh e shembuj të përkthimeve të mira e te këqija me qellim që nga kjo mbrëmje të mësohet se si është në të vërtetë gjëndja reale e veprave të përkthyera, se cka duhet të përmirësohet në të ardhmen.

Share.