U mbajt shqyrtimi publik për mbledhjen e mbeturinave. Interesimi mjaft i ulët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në ambientet e Komunës së Ulqinit, ashtu siç ishte lajmëruar më herët, u mbajt shqyrtimi publik për mënyrën e mbledhjes së mbeturinave, por interesimi i qytetarëve mungoi. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët nuk tregojnë interesim për temat me rëndësi për jetën e tyre, pasi edhe kur diskutohet buxheti apo ndonjë temë tjetër, prezenca është shumë e vogël. Kjo tregon se akoma qytetarët tanë nuk janë mësuar me pjesmarrje aktive në dhënien e sugjerimeve për tema të caktuara që kanë ndikim në jetën e përditëshme. Sekretari për veprimtari komunale, Mustaf Gorana, tha se qytetarët kanë mundësi që deri me datën 28 nëntor të dorëzojnë sugjerimet e tyre, kurse pastaj raporti do të shkojë për miratim në ministrinë përkatëse.

Share.