U mbajt nata e parë e mbrëmjeve me poezi “Natë stine”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Galerinë e Arteve të Qendrës për kulturë,  u organizua mbrëmja me poezi të autorëve vendas të titulluar “Natë Stine”,  cikël me lexim i cili hapi mbrëmjen e stinës së dimrit. Në mbrëmje morën pjesë një numër i madh i dashamirësve të poezisë , disa prej të cilëve iu bashkangjiten leximit të tyre para audiencës.

Organizatorët e këtij cikli janë Jetmira Hoxha dhe Bashkim Alaj, të cilët më herët kanë njoftuar stina e dimrit është vetëm nisma e këtij aktiviteti, sepse edhe gjatë stinës së pranverës, verës dhe vjeshtës do të ketë mbrëmje të poezive me autor dhe interpretues të ndryshëm.

Share.