U MBAJT MBLEDHJA E PARË E TRUPIT KOORDINUES PËR PËRCJELLJEN E SEZONIT TURISTIK 2019

U MBAJT MBLEDHJA E PARË E TRUPIT KOORDINUES PËR PËRCJELLJEN E SEZONIT TURISTIK 2019

0

Sot u mbajt mbledhja e parë për këtë vit e trupit  koordinues për përcjelljen e sezonit turistik, në të cilën Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, paralajmëroi një sërë masash të cilat do të ndërmirren që sezoni turistik të gjej Komunën e Ulqinit të përgatitur.Nrekiq tha se këtë vit janë me kohë për përgatitje të denjë,por kërkoi nga anëtarët e këtij trupi të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e obligimeve.Ata edhe këtë fillim sezoni shprehën shqetësim për cështjen e komunikacionit, parkimit , zënien e hapësirave, zhurmës së muzikës , kafshët endacake ,por problem i cili duhet të zgjidhet urgjentisht është përcaktimi i hapësirës për bartjen e mbeturinave inerte,dhe përfundimi I rrugës regjionale Ulqin-Krythë. Sipas kryetarit të Komunës  në këtë vit pritet të kemi një komunikacion më të rregulluar,pasi shumë shpejt do të hapet parking Shërbimi. Nga ana tjetër u tha se qyteti i Ulqinit është në gjendje kaootike sa I përket pastërtisë si pasojë e mungesës së deponisë inerte. Problem tjetër që u than ë këtë takim ishte edhe mungesa e mjekëve në urgjencë dhe në Shtëpuinë e Shëndetit,të cilët sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbulojnë 25 mijë banor,ndërsa në periudhën e verës ky numër pesëfishohet.

Please follow and like us: