U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi Komunal e Ulqinit sot filloi me mbledhjen e parë që prej muajti korrik, ku në rend të ditës ishin pika të shumta, një pjesë e të cilave me rëndësi të madhe për funksionimin e pushtetit lokal. Në fillim të mbledhjes, u mbajt orë përkujtimore për këshilltarin e UDSH, Dritan Alaj, i cili e humbi betejën me Covid 19. Për jetën, punën dhe virtytet e këshilltarit Alaj, folën me emocione të shumta, familjarët por edhe kolegët e tij. Në vazhdim të mbledhjes u diskutua për rendin e ditës, pikat e të cilit u kritikuan nga disa këshilltarë, pasi sipas tyre nuk ishin konform ligjit. Nën vëmendje të veçantë ishin llogaria përfundimtare,aafati për të cilën ishte 31 maji, si dhe rebalanci i buxhetit, i cili po ashtu ishte me vonesë. Megjithatë, kryetari i Komunës Loro Nrekiq u bëri thirrje që megjithë vonesën sa u përket afateve ligjore, pikat e diskutueshme të votohen, pasi kjo ishte praktikë edhe në të kaluarën. Ai në emër të klubit të partisë që i takon, kërkoi edhe në pauzë prej 15 minutash , me qëllim që të arrihej një dakordim për rendin e ditës. Kërkesa u miratua edhe kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni njoftoi se seanca do të vazhdojë në orën 12.55, por si duket deri te një marrëveshje nuk erdhi, pasi për shkak të mungesës së kuorumit, seanca u shty për ditën e mërkurë.

Share.