U mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike të Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Komunën e Ulqinit u mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike, në të cilin u miratuan një sërë vendimesh lidhur me funksionimin e këtij institucioni. Pasi u miratua shkarkimi i Këshillit të vjetër ekzekutiv, u miratua edhe Këshilli i ri me antarë të rinj, kurse për kryetar u emërua Rexhep Taganoviq.

Poashtu u emërua edhe Këshilli i ri mbikqyrës me kryetar Dritan Guçi, kurse Armend Milla u emërua si përfaqësues  pranë Organizatës Turisitike Kombëtare.

Antari i Kuvendit Milazim Mustafa propozoi që Organizata Turistike të shikojë në të ardhmen mundësinë e blerjes së hapsirave ku kryen veprimtarinë e vet, në mënyrë që të evitohen shpenzimet e larta për qira. Ky propozim i tij u përkrah edhe nga drejtori i këtij institucioni Fuad Haxhibeti si dhe antari tjetër i Kuvendit Mehmet Zenka.

Pasi kjo u miratua njëzëri edhe nga Kuvendi, u la që në të ardhmen shërbimi i Organizatës Turistike në bashkëpunim me Këshillin Ekzekutiv, të shikojnë modalitetet e sigurimit të mjeteve për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Share.