U mbajt Konferenca e XI-të Shkencore Ndërkombëtare

0

Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim , Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit organizuan Konferencën e XI-të Shkencore Ndërkombëtare e cila mbahet tradicionalisht çdo vit në kuadër të aktiviteteve të shënimit të Ditës së Ulqinit. Konferenca u mbajt mbi temën “Strategjia për zhvillim ekonomik- lokal të komunave në vendet e ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet , sfidat dhe mundësitë e zhvillimit”. Si dhe u mbajt konferenca e III-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Përgjegjësitë e shteteve amë në funksion të ndihmës për ruajtjen dhe avansimin e kulturës , gjuhës dhe letërsisë”. Në konferencë morën pjesë ligjerues nga Mali i zi, Shqipëria, Kosova, Serbia , Maqedonia , Turqia, Bullgaria , Hungaria etj. Fjalën përshëndetëse e mori Prof.Dr. Elez Osmani njëherit edhe kryetar i Institutit për kërkime shkencore dhe zhvillim – Ulqin.Konferencën e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.Në emër të bashkë organizatorit foli edhe drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fatmir Gjeka.Të pranishmëve u drejtua edhe Prof Dr Ismet Temaj – rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” nga Prizreni.Foli edhe profesor dr Tibor Petresh nga Hungaria si dhe Profesoreshë Keles Golbahar nga Turqia, ndërsa në pamundësi të prezecës së tyre telegramë të shumtë arriten nga profesor e aksdemik të shumtë si nga Mali i Zi India, Greqia , Bullgaria e të tjerë.

Share.

Comments are closed.