U lëshuan në punë elektranat me erë në Mozhur

0

Në prezencën e kryeministrit të Mali të Zi Dushko Markoviq dhe homologut të tij maltez, Xhozef Muskat, sot u bë lëshimi në punë i elektranave me erë në malin e Mozhurit. Vendosja në zyrtare në funksion të këtij kompleksi u bë nga ministrja e ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq dhe ministri i energjetiksë i Maltës, Xho Mici. Ministrja Sekuliq theksoi se ky investim konfirmon drejtimin strategjik të Malit të Zi drejt zhvillimit nëpërmjet energjisë së gjelbër. Energjia e prodhuar nga ky kompleks nuk do të rëndojë në llogaritë e konsumatorëve kanë siguruar nga qeveria, kurse në vitin 2035 ai do të kalojë krejtësisht në pronësi të Malit të Zi.

Share.