U bë intronizimi i monsinjor Rrok Gjonlleshaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Meshtari kosovar, Rrok Gjonlleshaj, emërohet nga Papa Françesku si Kryeipeshkëv i ri i Tivarit. Sot, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e imzot Zef Gashit, për arsye të moshës, i cili në këtë detyrë ishte plotë 18 vite. Gjatë ceremonisë festive të pranimit të detyrës ai dha betimin e rastit.

Don Rrok Gjonlleshaj deri tani ka qenë famulltar në kishën e Shna’Ndout në Prishtinë dhe njëkohësisht kreu dhe detyrën e ekonomit të Administraturës Apostolike të Prizrenit. Ka qenë edhe drejtor i Radio Marisë, emitentes katolike lokale dhe bashkëpunëtor në revistën fetaro-kulturore “Drita”.

Share.