U hodh shorti për rënditjen e subjekteve në fletën e votimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në orën 12.00 pranë Komisionit Komunal Zgjedhor, në krye të cilit ndodhet Pjetër Lulgjuraj, u hodh shorti për rënditjen që do të kenë subjektet në fletën e votimit. Rënditja është si më poshtë:

  1. Socialdemokratët e Malit të Zi – „Dosljedno za Ulcinj-Qëndrueshëm për Ulqinin“
  2. Unioni Demokratik i Shqiptarëve – „Me zemër përpara”
  3. Partia Boshnjake
  4. Demokratët e Malit të Zi – „Pobjede, a ne podjele-Fitore, jo përçarje“
  5. Forca  – „Ta mbrojmë të ardhmën“
  6. Paria Socialiste Popullore-Fronti Demokratik – “Za zdravi Ulcinj – građanski, hrabro-Për Ulqin të shëndetshëm, qytetarisht, me kurajo”
  7. Partia Socialdemokrate – “Da oživi Ulcinj-Të ngjallet Ulqini”
  8. Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare Perspektiva, LDnëMZ – “Zgjohu Ulqin ”
  9. Lëvizja Qytetare URA – “Ulcinj novim generacijama-Ulqini gjeneratave të reja”
  10. Partia Demokratike e Socialistëve – “Ulcinj pobjeđuje-Ulqini fiton”

 

Përveç Lulgjuraj, në hedhjen e shortit kanë marrë pjesë edhe antartë e tjerë të Komisionit Komunal Zgjedhor, Hasan Gjoni, Besmir Murati, Qazim Çaushi , Vesna Gaçeviq Rogova, si dhe përfaqësues të partive politike.

Share.