U hiqet imuniteti deputetëve të Frontit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i malit të Zi me 42 vota pro votoi dje për heqjen e imunitet të 4 deputetëve të Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, Marina Jociq, Milutin Gjukanoviq dhe Branko Radulloviq. Në këtë mbledhje ishin prezent edhe deputetët e Frontit të cilët deri tani e bojkotonin Kuvendiin. Atmosfera përsëri ishte në prag të konfliktit me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet, si dhe kërcënime për dhunë fizike.

Deputetët e Frontit e kanë cilësuar heqjen e imunitetit si ndjekje me prapavijë politike ndaj këtij grupimi politik, i cili sipas tyre është i vetmi që lufton për Mal të Zi të lirë dhe dinjitoz. Ato akuzohen nga Prokuroria Themelore e Podgoricës për sjellje të dhunshme ndaj kolegëve të tyre në korridorin e Kuvendit në muajin shkurt.

Share.