U hap Qendra për voluntarizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e shtunë në mënyrë solemne u hap “Qendra për voluntarizëm  në Shoqatën e prindërve me fëmijë me pengesa në zhvillim-“E drejta për jetë “.

“Qendra për voluntarizëm do të funksionojë si Qendër për informimin e të rinjve  për mundësinë e angazhimit të tyre në këtë qendër, e gjithë kjo për një mbështetje më kualitative të fëmijëve me pengesa në zhvillim “ u shpreh Azra Mujiq njëherit asistente në projekt.

Hapjen e qendrës e përshëndeti edhe nënkryetari I komunës së Ulqinit Ardian Mavriq

Nga shtatori në këtë qendër shërbime për ushtrime të fëmijëve do të ofroi mjeku I medicinës kvantike Nikolla Nafi.Ai ushpreh që: ” Ka një motiv të fortë të ndihmojë këto fëmijë dhe me punë ishte nis nga ky moment,por meqenëse kanë filluar temperaturat e larte, janë dakorduar që të fillohet në shtator, dhe këtë në mënyrë volluntere” .

Për të pranishmit në fund u shtrua një kotei rasti, por bien në sy numër shumë i vogël i mysafirëve, edhe pse siç u informuam nga organizatorët janë ndarë mbi 100 ftesa.

Projektit është  përkrahur  nga  Fondi për qytetari aktive, ndërsa e financon Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi nëpërmjet Shoqërisë Civile IPA.

Projekti ka për pikësynim mbështetjen kualitative  për fëmijët me aftësi të kufizuara duke promovuar shërbime  fëmijëve në fjalë që  ju ofron   kjo  shoqatë.

Share.