U hap Panairi ndërkombëtar “Prishtina 2017”

0

Në Kosovë është arritur ngritje e zhvillimit ekonomik, edhe pse akoma në këtë fushë duhet punuar që të arrihen rezultate të kënaqshme, u tha në hapje të panairit ndërkombëtar “Prishtina 2017”. Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj është hapur Panairi i 18-të i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017”.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se në këtë panair po marrin pjesë 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.

Ndër pjesmarrësit është edhe Organizata turistike e Ulqinit.

Share.