U hap panairi i 17 Nderkombetar i Librit “Ulqin 2017”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Ranë u bë hapja solemne e Panairit të 17 ndërkombëtar të librit “Ulqin 2017”. Edhe këtë vit ky panair mblodhi në një vend botues, librashitës, shkrimtarë e personalitete të shquara të kulturës nga mbarë rajoni.  Ne hapje folen ; Udhëheqësja  e Bibliotekës Popullore Ulqin Ardita Rama , ministri i kulturës i Malit të Zi Janko Lumoviq, shkrimtari dhe akademikun Mehmet Kraja , si dhe kryetari i komunës se Ulqinit Nazif Cungu, i cili zyrtarisht bëri hapjen e këtij panairi.

Panairi ndërkombëtar i librit do te jetë i hapur nga data 10 e deri me datën 14 gusht, ku marrin pjesë mbi 30 shtepi botuese nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia. Aktivitetet do të jenë të shumta gjatë këtyre mbrëmjeve, ku sonte me fillim në ora 20:00 në bibloteken e qytetit do te mbahet mbremje letrare “Tre shkrimtare dhe vendlindja”, ku marrin pjesë akademiku Mehmet Kraja, akademiku Zyvdija Hoxhiq- Berisha dhe shkrimtari Hajro Ulqiniaku. Stendat mund te vizitohen cdo ditë nga ora 18:00 e deri ne ora 24:00.

 

Share.