U hap ekspozita humanitare: “Të dëshirosh, të besosh, të presësh”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Qendrën për Kulturë në Ulqin u hap ekspozita me karakter humanitar e titulluar  “Të dëshirosh, të besosh, të presësh”, qëllimi i së cilës është mbledhja e fondeve për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri.

Drejtoresha e organizatës humanitare “Adra” nga Podgorica Rada Gjurkoviq, tha për televizionin Teuta se kushtet jo të mira në spitalet e vendit kërkojnë ngritjen e fondeve për të ndihmuar në përmirsimin e tyre dhe në këtë mënyrë të lehtësohet gjendja e të sëmurëve.

Ajo tha se mjetet që do të mblidhen nga kjo ekspozitë , si dhe nga mbrëmja e donatorëve, do të shkojnë për renovimin e qendrës hematomo-onkologjike në Institutin për sëmundjet e fëmijëve në Podgoricë. Ekspozita do të jetë e hapur deri me datën 12 qershor.

Share.