U hap ekspozita fotodokumentare “Dogana e rendit të dytë Tivar – Dokumentacioni për lejekalimet dypronësore 1928”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në galerinë e Qendrës për Kulturë u hap ekspozita fotodokumentare “Dogana e rendit të dytë Tivar – Dokumentacioni për lejekalimet dypronësore 1928” Ekspozitën në kuadër të “Javës së arkivave” e shpalli të hapur kryetari i Komunës Ulqinit, Loro Nrekiqi i cili përshendeti autoren e ekspozitës për punën e bërë dhe përgatitjen e katalogut.

Ai tha se arkivi ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen, prezantimin dhe përgatitjen për shfrytëzim të trashëgimisë së shkuar. Ai shprehu besim se arkivistët do të dijnë të ballafaqohen me sfidat që kërkon koha pasurimi dhe digjitalizimi i arkivit. Në hapje folën edhe udhëheqësja e Arkivës së Ulqinit Liljana Bullatoviq, drejtori i Arkivës Shteëtrore, Sasha Tomanoviq , si dhe dr. Nail Draga. Në ekspozitë, e cila do të jetë e hapur për 7 ditë, janë të ekspozuar 65 dokumente dhe 37 fotografi.

Share.