U festua 74 vjetori e çlirimit të Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me një akademi solemne , në sallën e Kuvendit Komunale të Ulqinit, u shënua 74 vjetori i çlirimit të Ulqinit, i organizuar nga Lidhja e Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste të Ulqinit.  Akademinë e hapi kryetari i degës së kësaj organizate në Ulqin. Gjokë Stanoviq, kurse të pranishmëve iu drejtuan edhe  kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve të Ulqinit Ivo Bevenja, nënkryetari në nivel të Malit të Zi, Sllobodan Simoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Ljoro Nrekiq. “Fashizmi nuk është çrrënjosur dhe për fat të keq ende është duke rënkuar në botë nën pretekstin e demokracisë dhe parlamentarizmit. Lufta kundër fashizmit dhe nazizmit nuk duhet të përfundojë, sepse lufta për liri është nxitësi i përjetshëm i çdo kombi dhe i të gjitha kombësive”, u tha në akademi.

Share.