U dorëzua lista prej 1400 vëzhguesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për monitorim dhe hulumtim dorëzoi sot pranë Komisionit Zgjedhor Shtetëror listën me 1400 vëzhgues për akreditim, të cilët janë paraqitur për përcjelljen e zgjedhjeve parlamentare, tha shefi i misionit vëzhgues të kësaj organizate Gjuro Stojanoviq.

Ai sqaroi se kjo organizatë do të përdorë dy metodologji për pëpunimin e të dhënave; njehsimin parcial të votave me anë të ekzemplarit reprezentativ dhe njehsimin paralel të votave. Ai tha se CEMI edhe pas publikimit të përpunimit të të dhënave do të vazhdojë me grumbullimin e informatave dhe verifikimin e tyre me të dhënat nga të gjitha qëndrat e votimit

Share.