U bë prezantimi i punimeve arkeologjike në Shas

0

Në ambienin historik të Shasit , dje u bë prezantimi i punimeve arkeologjike në këtë lokalitet , të cilët janë zhvilluar gjatë këtij viti. Në prezantimin e quajtur “Valorizimi dhe prezantimi i lokalitetit arkeologjik Shas”,folën drejtoresha e Qendrës për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi Biljana Brajoviq, drejtori i Qendrës për Kulturë në Ulqin Musa Hoxha, udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit Gazmend Kovaçi, arkeologu Anton Lulgjuraj dhe nënkryetarja e Komunës, Hadixha Gjoni. Drejtoresha Brajoviq shprehu optimizmin se punimet do të përfundohen brenda dy viteve, me çka do të krijohen të gjitha kushtet që Shasi të valorizohet edhe nga ana turistike, pasi përbën një thesar të vërtetë të trashëgimisë historiko-kulturore.

Share.

Comments are closed.