U bë përurimi i librit të Fatmir Toçit, “Ditari i përballjes me koronavirusin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra e Kulturës në Ulqin organizoi promovimin e librit të Fatmir Toçit të titulluar “Ditari i përballjes me koronavirusin” . Autori i librit foli për eksperiencën e tij përsonale në luftën me këtë sëmundje. Përjetimet e të gjithë kësaj periuedhe të vështirë ai i solli përmes rreshtave të këtij libri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe drejtori i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Dr. Perlat Kapisyzi , Konsulli i nderit i Bosnje dhe Hercegovinës në Shqipëri, Fiqiri Kllari , si dhe zëvëndësministria e Shëndetësisë së Shqipërisë Mira Rakacolli. Rakacolli për Televizionin Teuta tha se situata epidemiologjike ka filluar të përmirësohet por përsëri duhet tu përmbahemi masave mbrojtëse. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në betejn me Covid-19 , por edhe me gjithë rajonin është shumë i mirë , u shpreh Rakacolli.

Share.