U bë përurimi i librave të gazetarit Gjekë Gjonaj

U bë përurimi i librave të gazetarit Gjekë Gjonaj

0

Në ambientet e Qendrës Tregtare Cungu, u bë përurimi i tre librave të gazetarit të njohur nga Malësia, por që jeton dhe vepron në Ulqin, Gjekë Gjonaj. Në sallën e madhe por të vogël për të pritur të gjitha të interesuarit, për jetën dhe veprat e Gjonaj folën kolegët Ismet Kallaba e Ali Salaj, kritiku Qazim Muja, si dhe kryetari i Kuvendit Komunal Ilir Çapuni.

Ato vlerësuan punën e madhe të bërë nga Gjonaj, si në aspektin letrar ashtu edhe atë shoqëror, pasi këto vepra u mundësojnë lexuasve të njihen me fakte nga e kaluara që vazhdojnë të kenë ndikim edhe sot. Vetë autori i falenderoi të gjithë për fjalët e mira, e sidomos ato që kanë kontribuar në botimin e këtyre veprave. Pas përfundimit të përurimit, për të pranishmit u shtrua edhe një koktej i rastit.

Please follow and like us: