Tuzi: Për pagat e punonjësve 624.300 €

0

Buxheti i Komunës së Tuzit planifikoi nga 1 korriku deri në fund të vitit  1,776,300 euro, ku për shpenzimet operative janë parashikuar   1,260,800  ndërsa në  investime kapitale  515,500 euro, shkruan Dan.

Transferimet nga buxheti i Malit të Zi për financimin fillestar janë planifikuar në shumën prej 600,000 euro,kurse transferimet nga kryeqyteti janë planifikuar 594,300 euro.

 Nga donacionet Tuzi pret të marrin shumën  prej 90,000 eurosh. Debati publik qendror për këtë dokument do të mbahet nesër.

Share.