Tuz-Qytetarët bllokuan rrugët. Gjeloshaj: Kjo është hakmarrje e Qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në komunën e Tuzit  me vendim të Ministrisë së shëndetësisë , sot lokalet dhe restoranet duhej të mbylleshin, por kjo nuk u prit mirë nga qeverisja lokale. Kryetari Nik Gjeloshaj bëri thirrje që ky vendim të mos respektohet, pasi Tuzi ndodhet në zonën jeshile të infektimeve periodike. Sipas Gjeloshaj, ky është vendim hakmarrës i Qeverisë për shkak të “thumbimeve” të tij lidhur me urimin e Ditës së Pavarsisës së Kosovës. Në mëngjes lokalet u hapen kurse pas arritjes së forcave policore për mbylljen e tyre, qytetarët bllokuan rrugën Podgoricë-Tuz dhe Tuz-Hani i Hotit.

Gjeloshaj u ankua se që prej ditës së djeshme ka tentuar disa herë të kontaktojë me kryeministrin Krivokapiq dhe zv.kryeministrin Abazoviq, por pa sukses. Ai u bëri thirrje të vijnë në Tuz për bisedime, pasi ata nuk po bëjnë asgjë veç po mbrojnë Kushtetutën e Malit të Zi.

“Tuzi ndodhet në zonën jeshile të infektimeve. Atë tabelë e ka përpiluar ISHP dhe jo unë.”, tha Gjeloshaj.

Më vonë ai njoftoi se kryeministri Krivokapiq do të vijë në Tuz rreth orës 14.00, për të biseduar lidhur me situatën e krijuar. Gatishmërinë për bisedime e shprehu edhe Qeveria nëpërmes llogarisë në Twitter.

 

B.Çoba

Share.