Tuz: Mbillen 100 pisha në Ditën ndërkombëtare të planetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot shënohet Dita ndërkombëtare e planetit.

Në shenjë sensibilizimi Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural, mundësuan mbjelljen e 100 fidanëve pisha të zeza, në disa nga shkollat dhe bashkësitë lokale brenda territorit të komunës së Tuzit.

Kjo nismë ka për qëllim të kthej hapësirën publike në një ambient të shëndoshë dhe me ajër të pastër, në të njëjtën kohë është edhe një thirrje për ndërgjegjësim të shtuar në uljen e sasisë së hedhjes së mbeturinave në rrugët e qytetit.

Përveç kolektivit të shkollës fillore ,,Mahmut Lekiq” të pranishëm në këtë aksion ishte edhe kryetari i Komunës së Tuzit, së bashku me një pjesë të stafit të Komunës.

Komuna e Tuzit!

Share.