Turqit të interesuar për menaxhimin e aeroporteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania turke TAV, e cila menaxhon 17 aeroporte në 3 kontinente , është e interesuar për qiramarrjen e aeroporteve të Malit të Zi. Ky është rezultati i takimit të ministrit të komunikacionit Osman Nurkoviq me përfaqësuesit e kompanisë turke të zhvilluar në Shkup të Maqedonisë.

Kompania TAV, sipas mediave,  është e interesuar për valorizimin e aeroporteve të Tivatit dhe Podgoricës, për çka është edhe biseduar gjatë takimit. Kjo kompani në rajon menaxhon aeroportet e Shkupit , Ohrit dhe atë të Zagrebit, ku ka arritur rezultate të mira. Në aeroportin e Ohrit ato kanë investuar 10 milionë euro, në atë të Shkupit 110 milion, kurse numrin e udhëtarëve në vit e kanë trefishuar nga 600.000 në 2 milionë .

Share.